top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM SERB MARKO GJURIÇ DO TË TAKOHET NESËR NË MOSKË ME HOMOLOGUN E TIJ RUS SERGEI LAVROV | DO TAKOHET EDHE ME NËNKRYETARËT E TË DY DHOMAVE TË PARLAMENTIT RUS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 16
  • 1 min read

Beograd, Serbi | Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç nesër dhe pasnesër do të jetë për një vizitë zyrtare në Moskë, ku do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

 

Duke raportuar lajmin, Ministria e Jashtme në Beograd shtoi se z. Gjuriç po planifikon gjithashtu bisedime me z. Konstantin Kosaçev (Kosachev) dhe me z. Piotr Tolstoi (Tolstoy), nënkryetarë të Këshillit të Federatës dhe Dumës Shtetërore - përkatësisht dhomat e larta dhe të poshtme të parlamentit rus.

 

Shefi i diplomacisë serbe do të mbajë një fjalim edhe në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Jashtme ruse.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page