MINISTRI I JASHTËM POLAK RADOSLAU (RADOSLAW) SIKORSKI DUKE FOLUR NË KONFERENCËN E SIGURISË NË MYNIH: SAMIT EVROPIAN PËR UKRAINËN NË FRANCË TË HËNËN | PALLATI ELIZE (ELYSEE) NUK E KONFIRMON SAMITIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 15
- 1 min read

Paris, Francë | “Franca do të presë një samit evropian për Ukrainën të hënën e ardhshme”, bëri të ditur ministri i Jashtëm polak Radoslau (Radoslaw) Sikorski duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kryeministri polak Donald Tusk do të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë të hënën me ftesë të presidentit Emanuel Makron.
“Ne duhet të tregojmë forcën dhe unitetin tonë”, tha ministri polak në rrjetin social virtual Iks (X).
Burimet në Pallatin Elize (Elysee), megjithatë, nuk e konfirmuan samitin e liderëve të BE-së.
Burimet folën për diskutime të vazhdueshme mes liderëve europianë për një takim të mundshëm informal, por saktësuan se asgjë nuk është fikse për momentin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires