Jeruzelem, Izrael | Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Kac (Katz) ka njoftuar se ka urdhëruar që zëvendësambasadori turk të thirret për një bisedë të ashpër pas vendimit të selisë diplomatike të Ankarasë në Tel Aviv për të ulur flamurin në gjysmështizë, në shenjë zie për vrasjen e udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Hanijeh (Haniyeh).
“Nëse përfaqësuesit e ambasadës duan të qajnë, le të shkojnë në Turqi dhe të qajnë së bashku me zotërinë e tyre Erdogan, i cili përqafon organizatën terroriste Hamas dhe mbështet aktet e saj të vrasjeve dhe mizorive”, tha ministri i Jashtëm izraelit Kac (Katz).
Turqia nuk ka ambasador në Izrael, por vetëm diplomatë të nivelit më të ulët, pasi dialogu mes palëve është i kufizuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments