Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Kac (Katz), u tha homologëve të tij britanikë dhe francezë të prisnin që, nëse Irani do të godiste Izraelin, aleatët do të përgjigjeshin jo vetëm në mënyrë mbrojtëse, por edhe duke sulmuar objektiva të rëndësishëm në Iran.
“Nëse Irani sulmon, ne presim që koalicioni t'i bashkohet Izraelit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulmimin e objektivave të rëndësishëm në Iran”, i tha z. Kac (Katz) ministrit Devid Lemi (David Lammy) dhe ministrit Stefan Sezhurn (Stéphane Séjourné), të cilët po vizitonin Izraelin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Коментарі