top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABAS ARAGHÇI (ABBAS ARAGHCHI): NUK KA BISEDIME NËN PRESION ME SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25
  • 1 min read

Teheran, Iran | Irani nuk do të ketë kurrë bisedime me ShBA-ës nën presion në lidhje me çështjen bërthamore.

 

Ministri i Jashtëm iranian Abas Araghçi (Abbas Araghchi) e bëri deklaratën ndërsa administrata amerikane e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) rivendosi politikën e saj të presionit maksimal kundër Teheranit javët e fundit.

 

Irani dhe Rusia vazhdojnë konsultimet e rregullta për çështje me interes të përbashkët”, shtoi ministri Araghçi (Araghchi), duke folur në një konferencë shtypi në Teheran me homologun e tij rus Sergei Lavrov, raporton agjencia e lajmeve “Mehr”.

 

Ne do të ecim përpara dhe do të koordinojmë veprimet dhe qëndrimet tona për çështjen bërthamore iraniane në bashkëpunim me miqtë tanë në Rusi dhe Kinë”, tha kreu i diplomacisë së Teheranit.

 

Irani vazhdon të mbështesë Boshtin e Rezistencës në rajon si gjithmonë”, theksoi ministri Araghçi (Araghchi), duke iu referuar milicive pro-iraniane në Lindjen e Mesme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page