Ankara, Turqi | Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, do të marrë pjesë më 9 shtator në takimin e krerëve të diplomacisë së vendeve të Ligës Arabe, të planifikuar në Kajro.
Situata në Rripin e Gazës do të jetë në krye të agjendës së takimit të nesërm, siç bëri të ditur për mediat egjiptiane zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul-Gheit.
Pjesëmarrja e ministrit Fidan vjen pas afrimit mes Turqisë dhe Egjiptit, afrim i lidhur me vizitat e presidentëve Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) dhe Abdel Fattah al Sisi në Kajro dhe në Ankara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires