Jorku i Ri, Amerikë | Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u takua me homologun e Maltës, Ian Borg.
Takimi mes tyre u zhvillua gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Jorkun e Ri.
Ata diskutuan mbi angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe mbi koordinimin për situatën e sigurisë në rajon.
“E përgëzova për punën e shkëlqyer të tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe anëtar të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ministri Hasani, në një postim në rrjetet sociale virtuale.
Ministri Hasani deklaroi se Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e admirueshme të Maltës, në mbështetje të multilateralizmit gjatë kohërave sfiduese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments