top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM I MBRETËRISË SË SAPNJËS JOSÉ MANUEL ALBARES BËN THIRRJE QË TË MOS NËNSHKRUHET PAQE E NXITUAR MES RUSISË DHE UKRAINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13
  • 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Një luftë e padrejtë nuk mund të përfundojë me një paqe të padrejtë dhe asgjë nuk mund të bëhet apo vendoset për Ukrainën pa Ukrainën, ashtu si asgjë që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës nuk mund të vendoset pa ne.

 

Kjo u përsërit nga ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në një intervistë për Radio France Internationale, e cila, u raportua në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Ministri i Jashtëm Albares bëri thirrje që të mos përfundojë me nxitim konflikti i hapur nga Rusia me pushtimin e saj në Ukrainë me një paqe që nuk respekton disa parime minimale të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe, mbi të gjitha, pa dëgjuar Kievin.

 

Në lidhje me bisedën që presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) pati dje me presidentin Vladimir Putinin, në të cilin ata ranë dakord për fillimin e negociatave për t'i dhënë fund konfliktit, kreu i diplomacisë spanjolle vuri në dukje se: “Ka diskutime që mund të zhvillohen në një tryezë dypalëshe dhe për këtë janë dy shtete sovrane. Një gjë tjetër janë bisedimet që na çojnë në një plan përfundimtar, një plan paqeje. Unë nuk shoh se si mund të realizohet ky plan i paqes, pa këtë plan të paqes”.

 

Ministri i Jashtëm Albares këmbënguli që zëri i Evropës të dëgjohet sepse ajo ka qenë në anën e Ukrainës së bashku me Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i luftës, e cila, për rrjedhojë, nuk mund të përfundohet me nxitim me një paqe që nuk respekton parimet minimale të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page