Jeruzalem, Izarel | “Ka ardhur koha për të vepruar me vendosmëri. Libani i bashkohet thirrjes për të rifilluar diskutimet në 15 gusht për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve”, deklaroi ministri i Jashtëm libanez, Abdullah Bo (Bou) Habib, pas një takimi me kryeministrin Najib Mikati.
Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.
Ministri Bo Habib mbështeti thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të ndërmjetësuesve Egjiptit dhe Katarit për të rifilluar bisedimet dhe për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.
“Përpjekjet e bëra nga tre udhëheqësit (të SHBA, Egjiptit dhe Katarit) janë të denja për t'u lavdëruar. Qeveria libaneze beson se nuk ka vend për vonesa të mëtejshme dhe fton të gjitha palët të përshpejtojnë zbatimin e marrëveshjes, lirimin e pengjeve dhe armëpushimin”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments