top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM BRAZILIAN MAURO VIEIRA KONFIRMOI SE SAMITI I UDHËHEQËSVE POLITIKË TË BRICS-it I PLANIFIKUAR PËR NË FILLIM TË MUAJIT KORRIK DO TË MBAHET NË RIO DE ZHANEIRO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 15
  • 1 min read

Rio de Zhanero, Brazil | Ministri i Jashtëm brazilian Mauro Vieira konfirmoi se samiti i udhëheqësve politikë të BRICS-it, i planifikuar për në fillim të muajit korrik do të mbahet në Rio de Zhaneiro.

 

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale virtuale nga kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes, pas një takimi në Rio me ministrin dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë federale.

 

Presidenti (Lula) më ka autorizuar të njoftoj se takimi i krerëve të shteteve të BRICS-it do të mbahet në Rio de Zhaneiro në korrik të këtij viti, në datat 6 dhe 7, kur do të mirëpresim në qytet krerët e shteteve të 20 vendeve që përbëjnë BRICS, si anëtarë dhe partnerë të plotë”, tha ministri Vieira.

 

Diplomati brazilian shtoi se samiti i Rio de Zhaneiros do të jetë thelbësor për marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme për zhvillimin e të gjitha këtyre vendeve dhe për bashkëpunimin.

 

Edhe një herë Rio de Zhaneiro do të presë një takim ndërkombëtar me rëndësi të madhe”, përfundoi ministri Vieira.

 

Më 1 janar 2025, Brazili mori presidencën e rradhës të BRICS-it, një grup i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Egjipti, Etiopia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page