top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MINISTRI I FINANCAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PETRIT MALAJ PRITI NË NJË TAKIM ZYRTAR AMBASADOREN E MBRETËRISË SË JAPONISË NË TIRANË KATO KIKUKO.

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Financave, i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, priti në një takim zyrtar ambasadoren e Mbretërisë së Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko.

 

Gjatë këtij takimi mes tyre u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Japonisë dhe u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

 

Ministri Malaj falënderoi ambasadoren Kikuko për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Japonisë ka dhënë për vendin tonë, në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

 

Të dy vendet tona ndajnë një bashkëpunim të frytshëm në fushën ekonomike, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen me grante dhe kredi të buta për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në sektorë prioritarë”, deklaroi ministri Malaj.

 

Për Shqipërinë - vijoi ministri Malaj – e rëndësishme mbetet edhe mbështetja e ofruar nga Japonia për anëtarësimin në Bashkimin Europian në kuadër të nismave për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, për ecurinë e reformave ekonomike e sociale”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page