Tiranë, Shqipëri | Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, i Republikës së Shqipërisë, Blendi Gonxhja, bën të ditur se programi i Garancisë Rinore, faza pilot, po vijon.
“Tea dhe Klejdi, dy të rinjtë nga Vlora po përfitojnë nga programi në vetëm 1 muaj pasi aplikuan për t’u bërë pjesë. Tea u punësua si recepsioniste pranë një klinike mjekësore, ndërsa Klejdi si punonjës shërbimi në fushën e turizmit”, bëri të ditur ministri Gonxhja.
Ministri Gonxhja theksoi se çdo i ri deri në moshën 29 vjeç që jeton në Tiranë, Vlorë apo Shkodër e që nuk është i punësuar, që nuk është duke ndjekur arsimim apo kurs formimi profesional, mund të bëhet pjesë e fazës pilot të zbatimit të Garancisë Rinore në Shqipëri duke aplikuar në portalin e-Albania, në Shërbimin “Aplikim për Garancinë Rinore”.
Garancia Rinore synon sigurimin e një oferte cilësore punësimi, arsimi apo formimi profesional brenda 4 muajve.
Garancia Rinore është një program që po zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, me synim integrimin e rinjve në tregun e punës dhe fillimisht do pilotohet në tri bashki të vendit, konkretisht në Tiranë, Shkodër dhe në Vlorë.
Përmes saj synohet të mbështeten në total rreth 18 mijë të rinj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments