top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I BRENDSHËM (NË DETYRË) I REPUBLIKËS SË KOSOVËS XHELAL SVEÇLA I HOQI SHTETËSINË NIKOLA VUJOVIÇIT (VUJOVIĆ).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14
  • 2 min read
Z. Nikola Vujoviç (Vujović).
Z. Nikola Vujoviç (Vujović).

Prishtinë, Republika e Kosovës | Ministri i Brendshëm (në detyrë), i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri me dije se:

1- Ka marrë vendim administrativ për heqjen e shtetësisë (privim nga shtetësia) së Republikës së Kosovës për:

a- Z. Nikola Vujoviç (Vujović).


Sipas të dhënave penale të mbledhura nga autoritetet e zbatimit të ligjit, dhe njëkohësisht, mbështetur mbi legjislacionin në fuqi, ai konsiderohet subjekt kriminal që ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.


Njoftim | Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cënim i sigurisë sonë kombëtare.


Duke pasur parasysh qëllimet agresive të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, adresimi institucional i rasteve të tilla është jo vetëm një çështje e rendit ligjor, por një domosdoshmëri për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sovranitetit shtetëror.


Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.


Nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës nga kushdo qoftë.


Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj.


Institucionet tona mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, thuhet në njoftimin e Ministrit Sveçla, të botuar në rrjetin social virtual Facebook.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page