top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA U SHPREH SOT SE PRIORITET I PUNËS INSTITUCIONALE NË MUAJIN GUSHT ISHTE ANGAZHIMI PËR SIGURINË DHE MBARËVAJTJEN E SEZONIT TURISTIK.

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë, Ervin Hoxha u shpreh sot se prioritet i punës institucionale në muajin gusht ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

Ministri Hoxha renditi në një postim në rrjetet sociale virtuale momentet kryesore të punës së ministrisë që drejton përgjatë muajit gusht.

 

Ministri Hoxha vuri në dukje se që në nisje të detyrës si ministër i Brendshëm vendosi prioritet angazhimin për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

Ndërkohë, po ashtu, gjatë gushtit u zbatuan masat për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

 

Ministri Hoxha renditi si punë të kryer edhe përurimin e stacionit të ri zjarrfikës në bashkinë Fier, një strukturë moderne që rrit cilësinë e shërbimit për këtë komunitet.

 

Ministri Hoxha risolli në vëmendje miratimin e pagesave për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimin financiar ushqimor.

 

Ministri Hoxha theksoi se pati ndërkohë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve partnere, për të rritur e thelluar bashkëpunimin si dhe çuar para projektet në interes të përbashkët.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page