Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë, Ervin Hoxha priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nensi (Nancy) VanHorn, me të cilën bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje miqësinë e fortë mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe partneritetin e fortë strategjik.
Ministri Hoxha falënderoi përfaqësuesen e Ambasadës së ShBA-ës për mbështetjen e pakursyer ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht programin ICITAP, me fokus asistencën për Policinë e Shtetit.
Në lidhje me takimin, ministri u shpreh se ishte kënaqësi takimi sot me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nensi (Nancy) VanHorn, me të cilën konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy vendeve, por ritheksuam partneritetin e fortë strategjik.
ShBA-ës kanë dhënë mbështetje për Policinë e Shtetit dhe kjo u përmend me mirënjohje nga ministri Hoxha i cili shprehu falënderim edhe për kontributin e çmuar që ofron programi ICITAP për Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë.
Ministri Hoxha më tej njohu përfaqësuesen e ShBA-ës VanHorn me disa prej prioriteteve në detyrën si Ministër i Brendshëm.
Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve.
“Folëm në këtë takim të parë, mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha ministri Hoxha pas takimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments