Tiranë, Shqipëri | 🇦🇱🤝🇩🇪 I gëzuar që në nisje të detyrës prita në një takim zyrtar, Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann.
Gjatë bisedës konfirmuam se Shqipëria dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera, mbështetur në një dialog intensiv politik të nivelit të lartë.
Më tej trajtuam gjetjen e rrugëve të reja për thellimin e bashkëpunimit, në luftën ndaj krimit të organizuar, si dhe mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.
Në këtë kontekst, vlerësova si model të bashkëpunimit të suksesshëm, Njësinë “Anti Skifter” për krimet kundër pronës.
Theksuam se bashkëpunimi mes dy policive është shumë funksional dhe mbështetëm idenë e hedhur nga stafet teknike për patrullime të përbashkëta, eksperienca që funksionojnë mes disa shteteve.
Gjermania ka ofruar mbështetje të dukshme në drejtim të hapjes së negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me një rol shumë proaktiv në perspektivën e Shqipërisë drejt BE-së. Gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh, përfshirë ndihmën për Policinë e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe logjistike, thuhet në njoftimin e botuar në rrjetet sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments