top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA POHOI NË KOMISIONIN PARLAMENTAR TË SIGURISË SE 4 KANDIDATË JANË SKUALIFIKUAR NGA GARA PËR DREJTOR TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë, Ervin Hoxha, pohoi në Komisionin parlamentar të Sigurisë se 4 kandidatë janë skualifikuar nga gara për kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

Emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara janë:

1- Z. Shemsi Premçi.

2- Z. Ibrahim Disha.

3- Z. Hajrulla Xhivini.

4- Z. Sami Rasha.

 

Ministri Hoxha deklaroi se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave, të RSh, kandidatin i cili është i aftë për të fitimin e garës dhe ushtrimin e postit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim.


I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës.


Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin.


Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, deklaroi ministri Hoxha.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page