Tripoli, Libi | Rënie e keqe nga kali për z. Imed Trabelsi, ministër i brendshëm i përkohshëm i qeverisë së unitetit kombëtar libian, të udhëhequr nga z. Abdelamid Dbeibah.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministria e Tripolit, duke saktësuar se rënia ka ndodhur me rastin e festivalit vjetor popullor të kalorësisë në Tripoli.
“Ministria i siguron të gjithë se gjendja shëndetësore e ministrit është e shkëlqyer dhe falë Zotit po shërohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme në Tripoli.
“Kryeministri Dbeibah ndërkohë vizitoi ministrin Trabelsin, i cili, u shtrua në spital pas rënies për të kontrolluar shëndetin e tij”, lexojmë në faqen e qeverisë së Tripolit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments