top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS XHELAL SVEÇLA: SEKUESTROHEN ARMË DHE MUNICIONE NË VERI TË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 13, 2024
  • 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Policia e Republikës së Kosovës ka arrestuar sot një qytetar serb.

 

Atij iu gjetën gjetën dhe sekuestruan armë dhe eksplozivë si: granatë dore, armë të gjata, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

 

Sasia e madhe e municionet ushtarak është gjetur në fshatin Uglarë, të Zubin Potokut.

 

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

 

Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.


Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.


Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori.


Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar ministri Sveçla.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page