top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI GREK I ARSIMIT QIRJAKOS PIERAKAQIS (KYRIAKOS PIERRAKAKIS): PEZULLIM DHE PËRJASHTIM PËR NXËNËSIT QË PËRDORIN CELULARË NË SHKOLLË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Athinë, Greqi | Nxënësit që përdorin hapur celularin në shkollë do të përballen me pezullim prej një dite, ndërsa ata që përdorin pajisjet e tyre për të bërë regjistrime video mund të përjashtohen”, tha ministri grek i Arsimit Qirjakos Pierakaqis (Kyriakos Pierrakakis).

 

Duke diskutuar legjislacionin e ri që do të zbatohet për këtë vit shkollor për transmetuesin shtetëror ERT, ministri bëri një lidhje të drejtpërdrejtë mes bullizmit dhe përdorimit të celularëve në shkolla.

 

Ne kemi parë një rritje të bullizmit në shkolla. Nëse një fëmijë filmohet në një moment shumë të ndjeshëm - siç ka ndodhur në incidente që na kanë rënë në vëmendje - nxënësi që bën xhirimet do të duhet të ndryshojë shkollën”, tha ai.

 

Ndërsa ministrat e mëparshëm të arsimit kishin ndaluar përdorimin e telefonave celularë në shkollë, ai po prezantonte dënime të qarta për përdorimin e tyre”, shtoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page