top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTERIALI I NATO-s: MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU PATI TAKIME ME HOMOLOGË TË DISA VENDEVE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, pati takime me homologët nga Italia, Polonia, Franca, Ukraina, Suedia e Rumania gjatë dy ditëve të ministerialit të ministrave të NATO-s.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ai informoi se në këto ndërveprime dhe takime trajtoi  një sërë çështjesh që lidhen me proceset e modernizimit, zhvillimin dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë ushtarake, kapaciteteve ushtarake, zhvillimet rajonale, si dhe shtimin e aktiviteteve malinje në Ballkanin Perëndimor.

 

Ministri Vengu u shpreh se me ministrin e Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu, trajtuan temat e modernizimit, kapacitetet, industrinë ushtarake si dhe prokurimet e mbrojtjes.

 

Ramë dakord që në fillim të muajit nëntor të zhvillojmë një takim tjetër në Paris për të thelluar edhe më tej proceset e bashkëpunimit dypalësh ushtarak”, u shpreh ai.

 

Në bashkëbisedimin me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Korseto (Crosetto) palët ndanë të njëjtën qasje mbi dinamikat rajonale të sigurisë, bashkëpunimin gjithmonë e në rritje mes dy vendeve në fusha si transformimi, modernizimi dhe industria e mbrojtjes, si dhe ndërveprueshmëria ushtarake dhe angazhimi i përbashkët operacional në Kosovë, Bullgari dhe Letoni.

 

Në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, Kosiniak-Kamysz, u diskutua për rritjen e ndërveprimit të bashkëpunimit ushtarak në fushat e industrisë ushtarake, modernizimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe prokurimeve ushtarake.

 

Në bisedën me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, ministri Vengu u shpreh se e siguroi për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën në rrafshin politik dhe ushtarak, nëpërmjet vazhdimit të dhënies së paketave të asistencës, si dhe gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për rivitalizimin e industrisë sonë ushtarake në dobi të nevojave të dy vendeve.

 

Me ministrin e Suedisë, Pål Jonson, ministri i Mbrojtjes theksoi nevojën e bashkëpunimit për lehtësimin e procedurave të prokurimeve ushtarake që lidhen direkt me plotësimin në kohë të objektivave të kapaciteteve të kërkuara nga Aleanca.

 

Në takimin me ministrin e Rumanisë, Angel Tîlvăr ministri Vengu falënderoi homologun për ndihmën e ofruar nga Rumania për përballimin e situatës së emergjencës të krijuar nga zjarret, si dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit bilateral ushtarak ndërmjet dy vendeve përkatëse.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page