MINESOTË: KONGRESMENJA DEMOKRATE E MINESOTËS MELISSA HORTMAN DHE BASHKËSHORTI I SAJ U VRANË NË NJË SULM TË ARMATOSUR | I PLAGOSUR MBETI EDHE SENATORI XHON (JOHN) HOFFMAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14
- 1 min read

Minesotë, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Përfaqësuesja demokrate e Minesotës, Melissa Hortman, dhe bashkëshorti i saj u vranë në një sulm të armatosur.
Sulmuesi u paraqit si oficer policie.
Autoritetet po u kërkojnë banorëve të qëndrojnë brenda.
I plagosur mbeti edhe senatori Xhon (John) Hoffman.
“Ky është një akt tragjik i dhunës politike. Kjo është një vrasje e motivuar politikisht”, tha Guvernatori i Minesotës, Tim Uollc (Walz), duke vënë në dukje se znj. Hoffman kishte dalë së fundmi nga operacioni dhe pritej të mbijetonte.
Aktet kriminale ndodhën pranë Minneapolis-it.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments