top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILLOSH JEVREMOVIÇI ËSHTË XHANDARI I CILI U QËLLUA ME HARK NË QAFË SOT RRETH ORËS 11-të TEKSA ISHTE NË SHËRBIM SIGURIE NË AMBASADËN E IZRAELIT NË DEDINJE TË BEOGRADIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Beograd, Serbi | Xhandari i cili u qëllua me hark në qafë sot rreth orës 11-të, nga një person ende i paidentifikuar, teksa ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën e Izraelit, në Dedinje të Beogradit është 34-vjeçari Millosh Jevremoviç.

 

Ai ndodhet në rrezik për jetën në spital.

 

Foto e tij ku shihet në shtratin e spitalit u publikua nga ministri Ivica Daçiç, në një konferencë për shtyp.

 

Ai u transportua në gjendje të vetëdijshme në Qendrën Emergjente, ku po vijon operacioni për heqjen e shigjetës nga qafa.

 

Mjeku i Qendrës Emergjente tha se pacienti është në rrezik jeta dhe operacioni është në zhvillim e sipër.

 

Mjekët thonë se mund t’i ketë shpëtuar jetën që nuk e ka nxjerrë shigjetën, ka arritur të mbrohet në këtë gjendje, ka qëlluar sulmuesin, menduam se sulmuesi do të mbijetonte për të mësuar më shumë. Ai kishte edhe një thikë. Përfundimi është se bëhet fjalë për një sulm terrorist ku janë përfshirë persona të lidhur me lëvizjen vehabiste”, tha ministri Daçiç.

 

Ndërkohë xhandari raportohet se për t’u vetëmbrojtur qëlloi me armën e shërbimit autorin, i cili dyshohet se është qytetar serb.

 

Ndërkohë janë ndaluar edhe disa persona që ndodheshin pranë ambasadës. Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një ekstremist mysliman vehabist dhe se ai nuk veproi i vetëm.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page