Tel Aviv, Izrael | Dhjetëra mijëra izraelitë po marrin pjesë në një demonstratë të madhe në Tel Aviv duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe duke akuzuar kryeministrin Benjamin Netanjahu për pengim të qëllimshëm të një marrëveshjeje të tillë në të kaluarën.
Kështu shkruan enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel).
Në demonstratë marrin pjesë familjarë të shumtë të pengjeve.
“Jam i shqetësuar, qeveria rrezikon të bëjë gabimin më të keq në historinë e saj dhe do të heqë dorë nga mundësia më e mirë për të liruar pengjet”, tha z. Mor Shoham, vëllai i z. Tal Shoham, i cili u rrëmbye nga kibuci Be'eri.
“Tali është ende aty, nuk e di se çfarë pi e ha, kur e ka parë për herë të fundit dritën, nëse e di se çfarë ka ndodhur me fëmijët e tij, sa kohë i ka mbetur”, tha z. Mor.
“Askush nuk mendon se ne mund të shpëtojmë 115 pengje në një operacion ushtarak... Prano tani, nuk është një slogan si fitore totale, është një plan veprimi, i vetmi që ekziston.
Netanjah, firmos një marrëveshje tani!”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments