top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MESAZHET E PAPA FRAÇESKUT PËR KRISHTLINDJE: TË NDALET ZJARRI LUFTARAK NË GAZA; TË BËHEN NEGOCIATA PËR UKRAINËN; TË FALEN BORXHET PËR VENDET E VARFËRA.

Vatikan | Jubileu duhet të jetë koha e përshtatshme për t'u pajtuar me armiqtë dhe për të ndaluar luftërat.

 

Papa Françesku e tha këtë në Mesazhin Urbi et Orbi.

 

Këtë Krishtlindje, fillimi i Vitit Jubilar, ftoj çdo njeri, çdo popull dhe komb të ketë guximin të kalojë derën, të bëhet pelegrin i shpresës, të heshtin armët dhe të kapërcejnë përçarjet”, apeli i Papa Françeskut.

 

Papa Françesku shpreson se ne do të kemi guximin të hapim derën e negociatave dhe gjesteve të dialogut dhe takimit, për të arritur në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

 

Le të heshtin armët në Lindjen e Mesme! Me sytë e mi të ngulur në djepin e Betlehemit, unë i drejtoj mendimet e mia komuniteteve të krishtera në Izrael dhe Palestinë, në veçanti ndaj komunitetit të dashur të Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë. Të pushojnë zjarrin, le të lirojnë pengjet dhe të ndihmojnë popullatën e rraskapitur nga uria dhe lufta”, tha përsëri Papa Françesku.

 

Më në fund, Papa Françesku u këthye për të kërkuar faljen e borxheve nga vendet më të varfra, një temë qendrore e Mesazhit të tij për “Paqja 2025” dhe vetë Jubileu.

 

U bëftë Jubileu një mundësi për të falur borxhet, veçanërisht ato që rëndojnë vendet më të varfra”, është apeli përfundimtar i Papa Françeskut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page