Uashington, Amerikë | Melania Tramp ka botuar kujtimet e saj, në të cilat flet për bashkëshortin e saj, z. Danlld Tramp (Donald Trump).
Gjatë një interviste për entin mediatik “Fox News”, ish-Zonja e Parë ka dhënë disa informacione shumë intime për kandidatin republikan.
Ajo ka zbuluar se çfarë vesh në shtrat ish-presidenti amerikan Tramp, ose më mirë, çfarë nuk ka veshur.
Ish-Zonja e Parë e bëri këtë rrëfim në një intervistë për emisionin The Five, të Fox News.
Prezantuesi Greg Gatfelld (Gutfeld) e pyeti nëse kandidati presidencial 78-vjeçar fle ndonjëherë.
“Ai fle, sigurisht, por jo shumë”, u përgjigj ajo pyetjes së moderatorit.
“A vesh pizhame?”, e pyeti gazetari.
Melania Tramp u përgjigj “jo” duke qeshur.
“Çfarë vesh ai kur fle, Melania”, këmbënguli gazetari.
“Ende” duke qeshur, gruaja mbylli gishtat mbi gojë, duke treguar se nuk do të thoshte asgjë tjetër.
Ish-modelja 54-vjeçare, e cila zakonisht nuk është e prirur për publicitet, u shfaq në emision për të promovuar librin e saj të ri, “Melania”.
Ajo shtoi: “Dhe gjithçka që dëshiron është ta bëjë këtë vend të sigurt, në mënyrë që të gjithë të kenë një punë dhe të gëzojnë jetën familjare. Të trajtohen të gjithë njësoj. Burra apo gra. Mund të duket i ashpër me gratë, por është po aq i ashpër me burrat”.
Melania Tramp foli edhe për mënyrën sesi djali 18-vjeçar i çiftit, Barron, po e shijon jetën e kolegjit pasi së fundmi filloi studimet në Universitetin e Nju Jorkut.
“Po shkon shumë mirë. Ai i do klasat e tij dhe mësuesit e tij. Ai po bën mirë dhe i pëleqn të rikthehet në Nju Jork”, përfundoi ish-Zonja e Parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários