top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MEKSIKA DO TË VENDOSË TARIFA NDAJ SHBA-ës NËSE AMERIKANËT NUK NDALOJNË PËRDORIMIN E DROGËS THA PRESIDENTI I SENATIT GERARDO FERNÁNDEZ NOROÑA PAS KËRCËNIMEVE TË PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR TRAMP.

Meksiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidenti i Senatit meksikan, Gerardo Fernández Noroña, sulmoi presidentin e zgjedhur amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), pas kërcënimeve të tij për të vendosur tarifa 25% ndaj Meksikës derisa vendi të marrë masa drastike kundër drogës (veçanërisht fentanilit) dhe emigrantëve të paligjshëm.

 

Presidenti i Senatit Noroña rishikoi deklaratat e Trump në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X), duke vënë në pikëpyetje konsumin e lartë të drogës nga popullata dhe eksportet e paligjshme të armëve në Meksikë.

 

Çfarë tarifash duhet të vendosim për mallrat e tyre derisa të ndalojnë konsumimin e drogës dhe eksportimin ilegal të armëve në vendin tonë”, pyeti ai?

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page