top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEKSIKË: U GJETËN 72 KUFOMA NË VARRE KLANDESTINE | DYSHOHET SE VRASJET JANË KRYER NGA KARTELI I DROGËS “LA LINEA”.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Mexico City, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Prokuroria e shtetit meksikan të Çihuahuas (Chihuahua) raportoi se 72 trupa u gjetën në varre klandestine në komunën e Casas Grandes.

 

Zbulimi u bë në pronën e njohur si “El Willy”, në tokën e quajtur “Ignacio Zaragoza”.

 

Vendndodhja u zbulua pas arrestimit të Pablo “N”, i njohur si “El Peluchín”, i cili, dyshohet se u jepte informacion anëtarëve të forcave federale.

 

Sipas Prokurorisë, u gjetën të paktën 46 varre dhe hetimet tregojnë se anëtarët e kartelit “La Línea” përdorën vendin për të fshehur trupat e kundërshtarëve të vrarë, si dhe viktimat e zhvatjes dhe rrëmbimit, me qëllim zhdukjen e provave.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page