top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEDIA AXIOS: PRESIDENTI TRAMPI HOQI NDALIMIN E DËRGIMIT TË BOMBAVE 900 KILOGRAMËSHME PËR IZRAELIN | 1800 BOMBA MK-84 DO TË NGARKOHEN NË NJË ANIJE DHE DO T'I DORËZOHEN IZRAELIT NË DITËT NË VIJIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 26
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga presidenti Tramp (Trump) ka urdhëruar Pentagonin të heqë bllokadën e vendosur nga administrata Baidn (Biden) për furnizimin me bomba 2000 paund (rreth 900 kg) në Izrael.

 

Këtë e raporton enti mediatik “Axios”, duke cituar tre zyrtarë izraelitë.

 

Ndalimi i presidentit Baidn (Biden) majin e kaluar shkaktoi një nga krizat më të mëdha në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit gjatë 15 muajve të luftës në Gaza.

 

Qeveria e Tel Avivit u informua nga Pentagoni dje, tha një zyrtar izraelit.

 

Burimet thanë se 1800 bomba MK-84, të cilat ishin të ruajtura në arsenalet amerikane, do të ngarkohen në një anije dhe do t'i dorëzohen Izraelit në ditët në vijim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page