top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ME RASTIN E 4 MAJIT (DITËS SË LUFTËRAVE TË YJEVE) PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) U SHFAQ NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE ME PAMJEN E NJË LUFTËTARI GALAKTIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 5
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Pas pamjes kontroverse të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) si Papë, një postim i ri në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë i ka çmendur përdoruesit e Instagram-it.

 

Në një foto të gjeneruar me inteligjencë artificiale, presidenti amerikan është paraqitur muskuloz, i veshur si një kalorës Jedi dhe me një shpatë lazeri përpara një sfondi me flamuj amerikanë dhe një palë shqiponjash, me rastin e “Ditës së Luftërave të Yjeve”, një ditë që festohet çdo vit më 4 maj për të përkujtuar dhe festuar sagën fantastiko-shkencore të lindur në vitin 1977 falë kreativitetit të z. Xhorxh Lukas (George Lucas).

 

Mbishkrimi i postuar në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë thotë: “Gëzuar 4 Majin të gjithëve, përfshirë të çmendurit e së Majtës Radikale që po luftojnë kaq shumë për të sjellë në Galaktikën tonë Lordët Sith, Vrasësit, Lordët e Drogës, të Burgosurit e Rrezikshëm dhe anëtarët e njohur të bandës MS-13. Ju nuk jeni Rebelimi, ju jeni Perandoria”, thuhet në mesazh.

 

Mesazhi mbyllet me urimin tipik të Ditës së Star Wars: “4 maji qoftë me ju”.

 

Mesazhi kujton moton e famshme të sagës: “Forca qoftë me ju”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page