top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ME INAUGURIMIN E MINIERËS NË GOULAMINA MALI BËHET NJË NGA PRODHUESIT KRYESORË TË LITIUMIT | PROJEKTI ËSHTË 65% NË PRONËSI TË KOMPANISË KINEZE GANFENG LITHIUM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 16, 2024
  • 2 min read

Mali | Autoritetet e Malit kanë inauguruar një minierë të re litiumi në Goulamina, që ndodhet në rajonin jugor të Bougouni-t dhe konsiderohet si një nga depozitat më të mëdha të këtij metali në botë.

 

Ceremonia e inaugurimit, njofton agjencia e lajmeve “Apa”, u kryesua nga gjenerali dhe presidenti i tranzicionit Assimi Goita.

 

Fillimi i minierës së re shënon hyrjen e Malit në prodhuesit kryesorë të litiumit, një komponent thelbësor për bateritë e automjeteve elektrike, dhe së shpejti mund ta bëjë atë prodhuesin kryesor në Afrikën Perëndimore.

 

Teknikët vlerësojnë se miniera mund të eksplorohet për mbi 23 vjet, me një prodhim vjetor prej 500 mijë tonësh koncentrat spodumene, burim primar i litiumit.

 

Projekti është 65 për qind në pronësi të kompanisë kineze Ganfeng Lithium, një nga liderët botërorë në këtë sektor, ndërsa shteti Malian zotëron 30 për qind të aksioneve dhe investitorët e tjerë vendas 5 për qind të mbetura.

 

Kjo strukturë kapitali është pasojë e drejtpërdrejtë e riorganizimit të shënuar në kodin e ri minerar miratuar në gusht 2023, i cili, synon të rrisë pjesëmarrjen kombëtare në projektet strategjike minerare.

 

Përfitimet ekonomike për Malin priten të jenë të konsiderueshme. Të ardhurat vjetore të gjeneruara nga miniera vlerësohen në rreth 100 miliardë franga CFA (rreth 160 milionë dollarë).

 

Për më tepër, kompanitë e Malit pritet të përfitojnë nga të paktën 51 për qind e kontratave të nënkontraktimit, për një qarkullim të mundshëm vjetor prej 250 miliardë franga CFA (afërsisht 400 miliardë dollarë), mundësi që duhet të stimulojnë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e aftësive lokale.

 

Një pjesë e të ardhurave të krijuara nga menaxhimi i minierës do të përdoret më pas për financimin e projekteve lokale të infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e energjisë, transportit dhe ujit.

 

Së fundi, suksesi i minierës Goulamina mund të tërheqë më shumë investime të huaja në sektorin e minierave të Malit, veçanërisht në kërkimin dhe shfrytëzimin e burimeve të tjera minerale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page