Londër, Britani e Madhe | Mbreti Karl (Charles) III sot arriti në Uestminster, i paraprirë nga simbolet mbretërore, për Fjalimin e Mbretit: përurimi solemn i një sesioni të ri parlamentar, i cili këtë vit përkon me dorëzimin paszgjedhor të pushtetit qeverisë laburiste të kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer), pas 14 viteve të qeverisje nga pala konservatore.
Sovrani 75-vjeçar, i cili u kthye në aktivitetin publik tre muaj më parë pas diagnostikimit të tij me kancer në muajin janar, është i shoqëruar nga mbretëresha Kamila (Camilla).
Ceremonia shekullore shënohet nga rituali i mbylljes së dyerve për të dërguarin e monarkut nga Dhoma e Përbashkët (si një vulë simbolike e autonomisë së saj) dhe më pas nga transferimi i deputetëve në atë të Lordëve.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla zunë vendet e tyre si zakonisht në dy fronet e ngritura në sallën e Dhomës së Lordëve, të dy me kurorën ceremoniale në kokë.
Sovrani vesh gjithashtu mantelin tradicional, të rëndë prej kadifeje me skajet e hermelinës.
Ndërsa anëtarët e stafit të Parlamentit janë të veshur edhe me uniforma historike, si të gjithë lordët, kryetarët e dhomës së ulët, Lindsay Hoyle dhe dhoma e sipërme.
Pas paradës së deputetëve nga Dhoma e Komunave në Dhomën e Lordëve, të udhëhequr në kolonë të dyfishtë nga kryeministri i ri laburist, Keër Starmër (Keir Starmer) dhe udhëheqësi i ri i opozitës konservatore, Rishi Sunak, filloi leximi i listës së ligjeve, parashikuar në programin vjetor të qeverisë.
Lista e parashikuar tashmë për mediat në dispozitat më të rëndësishme dhe që mbreti e lexoi me zë të qetë në emër të qeverisë së tij, sipas formulës tradicionale.
Duke treguar ndër objektivat e ekzekutivit të ri rinisjen e rritjes, masat për sigurinë (me fokus luftimin e emigracionit të paligjshëm), një strategji të re industriale, reforma për të garantuar përshpejtimin në frontin e infrastrukturës (të hekurudhat para së gjithash), një marrëveshje e re për të drejtat e punës, investime në burimet e rinovueshme të energjisë dhe një forcimi i transferimit në favor të kombeve dhe administratave metropolitane të Mbretërisë së Bashkuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments