MBRETI KARL (CHARLES) III I MBRETËRISË SË BASHKUAR PRITI NË TAKIM NË KËSHTJELLËN UINDSOR (WINDSOR) PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 24
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III priti Presidentin Volodimir Zelenski në Kështjellën Uindsor (Windsor).
Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një takim të Koalicionit të të Vullnetshmëve.
Me mbërritjen e Presidentit Zelenski në oborrin e kështjellës, u luajt himni ukrainas dhe presidenti më pas inspektoi rojen e nderit.
Ky është takimi i tretë këtë vit midis sovranit (i cili, u kthye në Angli pas vizitës shtetërore të djeshme në Vatikan) dhe udhëheqësit ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments