top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS: SHPËRTHIME DHE ZJARR NË FABRIKËN E BATERIVE TË LITIUMIT NË NJË KOMPLEKS INDUSTRIAL NË GUADALAJARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Disa shpërthime kanë shkaktuar zjarr në një fabrikë baterish litiumi në një kompleks industrial në Azuekueka (Azuequeca) de Henares, në provincën e Guadalajara-s, në Spanjë.

 

Disa ekipe zjarrfikëse dhe shërbime emergjence ndërhynë për të shuar flakët, të cilat, gjeneruan një kolonë të madhe tymi; për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar”, raportuan autoritetet shtetërore për agjencinë spanjolle të lajmeve “Efe”.

 

Zjarri që shpërtheu pak pas orës 19:00 nuk është ende nën kontroll, ndërsa zona është rrethuar.

 

Bashkia e Kabanilas del Kampo (Cabanillas del Campo) ka aktivizuar planin e emergjencës sepse reja toksike e shkaktuar nga zjarri ka mbuluar qytetin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page