top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | MIJËRA NJERËZ MARSHUAN DUKE KËRKUAR DORËHEQJEN E KRYEMINISTRIT SOCIALIST PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ) PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION BRENDA RRETHIT TË TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Madridit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Pedro Sançez (Sánchez) pas akuzave për korrupsion brenda rrethimit të tij.


Protestuesit, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj spanjollë të kuq e të verdhë dhe pankarta që shkruanin: “Mjaft”.


Ata dhe ato marshuan nëpër rrugët e Madridit pas një pankarte të madhe që shkruante: “Korrupsioni ka një çmim”.


Mjaft me pandëshkueshmërinë. Jepni dorëheqjen dhe kërkoni zgjedhje tani”, shkruhej në pankarta.


Protesta u thirr nga një grup prej mbi 150 shoqatash qytetare të quajtur Shoqëria Civile Spanjolle dhe u mbështet nga Partia Popullore Konservatore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Voks (Vox).


Organizatorët vlerësuan se morën pjesë 120 mijë njerëz.


Delegati i qeverisë qendrore në rajon vlerësoi se rreth 40 veta njerëz morën pjesë në marsh, i cili përfundoi në Monkloa (Moncloa), pranë rezidencës zyrtare të Kryeministrit Sançez (Sánchez).


Në fund të marshimit, një grup i vogël protestuesish u përpoqën të shkonin drejt rezidencës, por u shtynë prapa nga policia e trazirave, siç tregohet në pamjet televizive spanjolle.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page