MBRETËRIA E NORVEGJISË | UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO) BËRI THIRRJE PËR TRANZICION PAQËSOR PUSHTETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (Corina Machado), tha se lypet me urgjencë një tranzicioni paqësor, i besueshëm dhe i disiplinuar për vendin e saj.
Duke folur në Forumin e Lirisë së Oslos, ajo njohu vlerën strategjike të planit amerikan, i cili përqendrohet në rindërtimin ekonomik dhe ripërtëritjen demokratike.
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen theksoi se Karakasi ka nevojë për qeverisje dhe institucione të forta.
“Do të kërkojë marrëveshje. Do të kërkojë koalicione mjaftueshëm të gjera për të qeverisur dhe mjaftueshëm të forta për të promovuar reformat e nevojshme”, tha Udhëheqësja e opozitës Makado (Machado).
Ajo mbështeti “Manifestin e Panamasë” të kohëve të fundit (të paraqitur ditët e fundit nga krahu mazhoritar i opozitës venezueliane), i cili propozon negociata politike me autoritetet e përkohshme të udhëhequra nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez, me mbështetjen e Uashingtonit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments