MBRETËRIA E BASHKUAR VENDOSI SANKSIONE KUNDËR GRUPEVE EKSTREME TË KOLONËVE IZRAELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 20
- 1 min read

Londër, Britania e Madhe | Qeveria britanike ka njoftuar një paketë sanksionesh kundër disa prej grupeve më ekstreme të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, të cilët beson se janë përgjegjës për aktet e dhunës kundër palestinezëve.
Midis atyre që iu nënshtruan masave të Londrës janë Zohar Sabah, Harel David Libi dhe Daniella Weiss, udhëheqësja e linjës së ashpër e lëvizjes së kolonëve, e cila, ishte në qendër të dokumentarit të fundit të z. Luis Theruks (Louis Theroux) “Settlers”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments