MBRETËRIA E BASHKUAR PO BISEDON ME 20 VENDE PËR KOALICIONIN E VULLNETARËVE I CILI SYNON TË SIGUROJË PRANINË E PAQERUAJTËSVE NË UKRAINË PAS NJË MARRËVESHJEJE TË MUNDSHME MES UKRAINËS DHE RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 6
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar bisedime paraprake me rreth 20 vende në lidhje me bashkimin e mundshëm të koalicionit të vullnetit të kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer), i cili, synon gjithashtu të sigurojë praninë e paqeruajtësve në Ukrainë pas një marrëveshjeje të mundshme të ndërprerjes së armiqësive me Rusinë.
Një zyrtar britanik e tha këtë.
I njëjti zyrtar sqaroi se ishte ende herët për të kuptuar se cilat dhe sa vende do të ishin të gatshme të dërgonin trupa ose të ofronin një lloj tjetër mbështetjeje, por ai megjithatë e quajti atë një hap shumë pozitiv.
Tregimi u raportua në media nga një burim i qeverisë britanike gjatë një konference me dyer të mbyllura.
Burimi nuk dha detaje mbi vendet e përfshira në këto bisedime, duke u kufizuar duke thënë se kombet e interesuara janë kryesisht evropiane ose të Komonuelthit: një organizatë e lindur nga hiri i Perandorisë Britanike që përfshin, ndër të tjera, Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re, si dhe shtete të ndryshme aziatike, afrikane, oqeanike dhe të Karaibeve.
“Kjo është një shenjë e vullnetit për të krijuar një koalicion të vullnetit dhe dëshirës së disa vendeve për të luajtur një rol në të”, argumentoi zyrtari londinez, ndërsa pranoi se këto kontakte janë ende në një fazë të hershme dhe duke folur për një situatë shumë fluide.
Ideja e një koalicioni të të vullnetit, potencialisht i destinuar për të krijuar një kontigjent paqeruajtëssh që do të vendosen në Ukrainë - vetëm pas një marrëveshjeje paqeje - për të garantuar sigurinë e Kievit në lidhje me ambiciet e ardhshme ruse, u hodh në tryezë nga kryeministri Starmër (Starmer) në margjinat e samitit të mbledhur në Londër të dielën e kaluar, në prani të udhëheqësve të 15 vendeve të tjera të NATO-s dhe të vendeve të tjera euroatlantike.
Me këtë rast Sër Keëri (Sir Keir) i ishte referuar përfshirjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në udhëheqjen e projektit, me përfshirjen e mundshme të vetëm një ose dy vendeve të tjera.
Më pas, u bë një deklaratë se Turqia ishte e gatshme t'i bashkohej një kontingjenti të mundshëm paqeruajtës në kushte të caktuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios