top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MBRETËRIA E BASHKUAR NË ZGJEDHJE: 50 MILIONË BRITANIKË ME TË DREJTË VOTE JANË THIRRUR PËR VOTIM | PRITET TË FITOJË E MAJTA PAS 14 VITESH QËNDRIM NË OPOZITË.

Londër, Britani e Madhe | Hapen vendet e votimit në katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar (Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore) për zgjedhjet për rinovimin e 650 vendeve të Dhomës së Komunave, e vetmja degë zgjedhore e Parlamentit Uestminstër (Westminster).

 

Rreth 50 milionë britanikë me të drejtë vote janë thirrur në votime, nga një popullsi prej gati 68 milionë banorësh.

 

Parashikimet unanime tregojnë një fitore shumë të madhe për opozitën laburiste me një rikthim të laburistëve në qeveri pas 14 vitesh agjërim, nën udhëheqjen e moderuar të Sër Kiër Stermër (Sir Keir Starmer), një ish-prokuror i kurorës britanike me moshë 61 vjeç.

 

Dhe, në të njëjtën kohë, një kolaps historik i konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, në pushtet që nga viti 2010, në sfondin e krizave, skandaleve dhe çarjeve të shënuara nga pasojat e Brex-it.

 

Konservatorët, sipas disa vlerësimeve, rrezikojnë të afrohen, nëse nuk tejkalohen, për sa i përket konsensusit të përqindjes nga populistët e Reformës në Mbretërinë e Bashkuar të z. Naigll Fërexh (Nigel Farage), të ringjallur, të cilët konkurrojnë me ta në të djathtë, ndërsa në nivelin e vendeve nga demokratët liberalë centristë të z. Ed Dëvei (Ed Davey), votat e të cilëve tradicionalisht shpërndahen më mirë midis zonave të ndryshme zgjedhore.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page