top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR: MBI DHJETË MIJË MARINARË + USHTARË + AVIONË (NJË E PESTA E FORCAVE TË ARMATOSURA) JANË TË PAPËRSHTATSHËM PËR LUFTIM.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britania e Madhe | Mbi dhjetë mijë marinarë, ushtarë dhe avionë në Mbretërinë e Bashkuar nuk mund të shkojnë në luftë sepse janë shpallur të papërshtatshëm nga ana mjekësore.

 

Kështu ka bërë të ditur nënsekretari për veteranët, Ellisteër Karns (Alistair Carns), raporton gazeta “The Times”.

 

Për më tepër, gati 15 mijë ushtarë mund të vendosen vetëm në misione që plotësojnë disa kritere: në temperatura jo shumë të nxehta apo shumë të ftohta dhe në mungesë të ekspozimit ndaj zhurmës.

 

Në total, një e pesta e Forcave të Armatosura të Rregullta nuk konsiderohen të gatshme për luftë.

 

Ministri i Mbrojtjes Xhan Hillei (John Healey) ka paralajmëruar tashmë se madhësia e Forcave të Armatosura do të zvogëlohet më tej vitin e ardhshëm, duke rënë nën 70000 trupa.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page