Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania kanë nënshkruar një traktat të ri të mbrojtjes që synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e sigurisë kolektive brenda NATO-s.
Marrëveshja, e nënshkruar nga z. Xhan Hillei (John Healey), ministri britanik i mbrojtjes dhe Angel Tilvar, homologu rumun, synon të përmirësojë efektivitetin e forcave të armatosura të të dy vendeve dhe të rrisë shkëmbimin e informacionit.
“Kjo marrëveshje tregon se sa shpejt po rritet marrëdhënia e mbrojtjes midis MB dhe Rumanisë dhe konfirmon angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë në Evropë”, tha z. Hillei (Healey), i cituar nga UK Defense Journal.
Traktati parashikon gjithashtu krijimin e një komiteti të përbashkët për të adresuar kërcënimet e përbashkëta dhe për të konsoliduar më tej partneritetin, i cili, ka parë tashmë pjesëmarrjen e forcave britanike në stërvitje me ato rumune, si Operacioni Interflex dhe stërvitjen Sarmis.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments