MBANI TË FSHEHUR VENDNDODHJEN TUAJ GJATË NJË TELEFONATE NË WHATSAPP.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 26, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Për thirrjet, WhatsApp tradicionalisht ka përdorur lidhjet e drejtpërdrejta peer-to-peer.
Edhe pse është lidhje e shpejtë, ajo mund të ekspozojë adresën tuaj IP.
Por, së fundimi, WhatsApp ka sjellë një funksionalitet me të cilin mund të fshihni adresën tuaj IP gjatë një thirrje audio dhe video.
Ja sesi të mbroheni gjatë thirrjeve WhatsApp.
WhatsApp prezantoi një opsion quajtur Protect IP Adress, ku sipas kompanisë Meta, fsheh adresën tuaj IP, duke kaluar thirrjen nëpër serverët e WhatsApp. Vlen të theksohet se ky funksionalitet është bërë i disponueshëm vetëm në versionet e fundit të WhatsApp.
Prandaj përpara duhet të shkoni në App Store dhe Google Play Store për të parë nëse një përditësim është i disponueshëm.
Më pas duhet të ndiqni hapat si mëposhtë për të fshehur adresën tuaj IP dhe si rezultat vendndodhjen.
Lëshoni WhatsApp dhe shkoni në Settings.
Klikoni Privacy dhe më pas Advanced.
Më pas do të shikoni opsionin Protect IP Adress in Calls, të cilën mund ta aktivizoni.
Cilësia e thirrjes mund të bjerë në aktivizoni këtë funksionalitet. Kjo sepse thirrjet peer-to-peer janë më të shpejta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios