MAZARA DEL VALLO; TRAPANI | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME 13 VETA TË PLAGOSUR; MES TYRE 8 TË MITUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29
- 1 min read

Mazara Del Vallo, Trapani, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Në një aksident automobilistik mbetën të plagosur 13 veta; mes tyre 8 të mitur.
Një autobus shkolle dhe një makinë u përplasën mes tyre.
Nxënësit po udhëtonin me autobusin e shkollës, të shoqëruar nga asistentë të shërbimit bashkiak.
Midis të plagosurve ishin dy mësues, plus dy asistentë në autobusin e shkollës dhe shoferi i makinës.
Dy fëmijë raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Të plagosurit u transportuan në spital për trajtim dhe kontrolle.
Hetime janë duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit automobilistik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments