top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MASAKËR FAMILJARE NË NUORO: 4 TË VDEKUR DHE 3 TË PLAGOSUR MES TYRE XHUZEPINA (GIUSEPPINA) MASSETTI | PAOLO SINA NË SPITAL: DORASI ROBERTO GLEBONI VRAU VETEN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Nuoro, Sardenjë, Itali | Një burrë kreu një masakër familjare në dy shtëpi të ndryshme mëngjesin e sotëm në Nuoro, dhe më pas vrau veten.

 

Numri i viktimave është katër të vdekur dhe tre të plagosur.

 

Dorasi, Roberto Gleboni, vrau gruan e tij Xhuzepina (Giuseppina) Massetti dhe vajzën e tyre Martina, dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, njëri prej të cilëve, vdiq disa orë më vonë.

 

Pronari i shtëpisë, të cilën, familja e kishte marrë me qira, Paolo Sanna, tani i shtruar në spital në shumë kushte të rënda në repartin e terapisë intensive të spitalit Shën Françesku (San Francesco).

 

Dorasi shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë dhe duke e plagosur rëndë në kokë dhe në fund i mori jetën.

 

Masakra filloi në banesën ku i dyshuari jetonte me familjen e tij, në rrugën Xhenaro Pina (via Gonario Pinna), në fund të një debati verbal.

 

Pasi vrau me armë zjarri gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijët e tij dhe pronarin e shtëpisë, ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij të moshuar në rrugën Ishnusa (via Ichnusa), duke e plagosur në kokë dhe duke u vetëvrarë menjëherë më pas.

 

Të plagosurit u transportuan të gjithë me 118 ambulanca në spitalin Shën Françesku (San Francesco) në Nuoro, ku njëri gjendet me kod të kuq.

 

Efektivët e Komandës Provinciale të Karabinierëve dhe Shtabit të Policisë së Nuoros po rindërtojnë dinamikën e asaj që ndodhi.

 

Dy rrugët ku ndodhi masakra u rrethuan nga policia. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe magjistrati kujdestar dhe mjeku ligjor.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page