Marrakesh, Marok | Shiu i rrëmbyeshëm ka goditur rajonin jugor të Marokut që nga mbrëmja e së premtes.
Ouarzazate, dikur një karvanserai dhe tani një udhëkryq për trafikun turistik drejt dhe nga shkretëtira e Saharasë, është ndoshta qyteti më i prekur.
Shtëpi të shumta janë shembur nga shiu që nuk ka lënë asnjë prehje prej disa orësh.
Tingherir, një qendër minerare në luginën e Todrës, është gjithashtu e përmbytur.
Rrugët drejt shkretëtirës janë të bllokuara dhe parashikimi meterologjik bën thirrje për reshje deri në 150 mm gjatë gjithë fundjavës, deri të dielën, në zonën jugore të vendit që shtrihet deri në Zagora, në luginën e Draas.
Stuhi rëre me re dhe dukshmëri të reduktuar në Marrakesh, megjithëse temperaturat mbeten të larta, shumë mbi mesataren.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น