Sarandë, Shqipëri | Z. Mariglen Duro u plagos me armë të ftohtë (thikë) nga z. Denito Ruci.
Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) pati një komunikim telegrafik me z. Duro, i cili, pohoi se ishte mirë me shëndet dhe u bëri thirrje dashamirëve në Shqipëri dhe jashtë saj, që të mos alarmohen për shëndetin e tij.
Njoftim | Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments