top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MAQEDONI E VERIUT: NË STRUGË DHE NË GOSTIVAR U ARRESTUAN KATËR VETA TË DYSHUAR PËR PLANIFIKIM TË NJË SULMI TERRORIST | QËLLIMI I TYRE ISHTE TË INDOKTRINONIN NJERËZIT NË EUROPËN JUGLINDORE (BALLKAN).

Shkup, Maqedonia e Veriut | Katër veta a janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut me akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste.

 

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Brendshme e vendit.

 

Ministri Pançe Toskovski tha se operacioni është zhvilluar në perëndim të vendit në disa lokacione, përfshirë Strugën dhe Gostivarin dhe tha se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe se dyshohet se kanë marrë pjesë në grupe terroriste të organizuar.

 

Kemi shumë prova që mbështesin dyshimin e bazuar se këta persona kanë vepruar me qëllim të organizimit të ngjarjeve të padëshiruara në të ardhmen, të cilat mund të kërcënojnë sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera. Qëllimi i tyre ishte të indoktrinonin njerëzit e tjerë në Ballkan”, tha ministri Toskovski.

 

Ministri shtoi se policia dyshon se të arrestuarit janë të lidhur me grupe të caktuara që kanë mbështetjen e disa grupeve ekstremiste dhe fetare.

 

Mediat raportojnë se operacione policore janë kryer edhe në pjesë të tjera të vendit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page