top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MANIA E RE E BUKURISË: KIM KARDASHIAN DHE XHENIFËR ENISTOUN (JENNIFER ANISTON) INJEKTOJNË NË FYTYRË SPERMË SALMONI | ATO BETOHEN PËR EFEKTIVITETIN E SAJ!

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Një tjetër modë e çmendur (fjalë për fjalë) ka përfshirë Holividin (Hollywood), pasi yjet më të famshëm në përpjekje për të mposhtur kohën u kthyen në... spermën e salmonit.

 

Influencers dhe A-listers si Xhenifër Enistoun (Jennifer Aniston) dhe Kim Kardashian tashmë janë futur në procedurën e injektimit të spermës së salmonit në fytyrë, e njohur si “Plenhyage”, me origjinë nga Koreja e Jugut.

 

Adhuruesit e këtij trendi të çuditshëm bukurie pohojnë se rrit prodhimin e kolagjenit për disa muaj, i cili, është i nevojshëm për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe luftimin e rrudhave.

 

Guruja e bukurisë Lorin Bostik (Lauryn Bosstick) po kalon valën e kësaj praktike të çuditshme, duke e vënë në dukje në TikTok.

 

Unë e bëj këtë me një facialiste koreane - ajo bën mikro-akupunkturë... dhe më pas e mbush atë me spermë salmoni. Dua të them, shkoni në Google përfitimet dhe kjo e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë si askush tjetër”, tha ajo.

 

Specialisti i lëkurës, Dr. Hamdan Abdullah Hamed, pranoi se trajtimet me spermë mund të ofrojnë disa fitore të shpejta kozmetike, të tilla si zvogëlimi i skuqjes, dhe ndriçimi i çheres.

 

Disa aktore si Xhenifër Enistoun (Jennifer Aniston) e kanë marrë këtë trend të lëkurës”, ka treguar ajo për entin mediatik britanik Pasqyra (Mirror).

 

Zakonisht, ADN-ja e spermës vjen nga trofta e salmonit ose salmoni.

 

Vetë peshku mund të ndihmojë me problemet e lëkurës si inflamacioni për shkak të Omega 3, por sperma e salmonit mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, promovimin e elasticitetit të lëkurës dhe zvogëlimin e inflamacionit.

 

Megjithatë, Dr Hamed paralajmëron se përfitimet afatgjata janë ende të paqarta, me disa përdorues që përjetojnë efekte anësore negative si puçrrat dhe gungat.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page