Milano, Itali | Publiku u ndez në furi në sfilatën e modës Dolce and Gabbana për Madonën, e ftuara e spektaklit kushtuar koleksionit të femrave për pranverën dhe verën e ardhshme, ku ajo hyri me një vello prej dantelle të zezë që e mbulonte tërësisht, duke përfshirë edhe fytyrën.
Është hera e parë që Madonna është e ftuar në një sfilatë milaneze të dyshes, me të cilën e lidh një miqësi e gjatë që filloi në vitin 1991.
Gjithashtu verën e kaluar ylli i popit festoi ditëlindjen e saj të 66-të në Portofino si e ftuar e dy dizajnerave, e të cilëve ajo ishte edhe fytyra në fushatat e famshme të dizajnuara nga Steven Meisel.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments