Lima, Peru | Tragjedi në Peru, pranë kalasë së lashtë turistike të Inkave në Maçu-Piçu, ku mbetën të plagosur rreth 30 veta.
Një autobus turistik që kthehej nga zona arkeologjike, në një zonë të paarritshme, ka dalë nga rruga, ka rënë 15 metra dhe është përplasur.
Shoferi me sa duket humbi kontrollin dhe automjeti u rrëzua nga rruga malore zigzag që lidh vendin historik me qytetin turistik të Ujërave të Nxehta (Aguas Calientes).
“6 italianë dhe dhjetëra turistë të tjerë u plagosën rëndë”, njoftoi policia lokale.
“Kemi 30 turistë të plagosur: të gjithë u dërguan në Kusko (Cusco)”, tha një zyrtar i policisë peruane.
Menjëherë pas aksidentit, autoritetet lokale dhe banorët u kanë ardhur në ndihmë turistëve për t'i ndihmuar ata të arrijnë në qendrën shëndetësore të qytetit.
Të paktën 20 veta, përfshirë italianë, kilianë dhe guatemalanë u shtruan në spital me fraktura të kockave.
Pesë shtetas meksikanë, dy japonezë dhe një kinez u plagosën gjithashtu. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments